E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: Nën kontroll zjarri në Peshtan të Fierit, ndërhyrje nga ajri me avion dhe helikopter

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Në Peshtan të Fierit po vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit që ka prekur zonën kodrinore.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga ky operacion ku janë angazhuar 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS).

Ministri informoi se operacioni për shuarjen e zjarrit po vijon edhe nga ajri duke u mbështetur nga një avion “Air Tractor” dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Sipas Nufit, situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›