E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata parazgjedhore, Lajçak viziton sot Tiranën

I dërguari i BE-së Miroslav Lajçak do të rikthehet sërish sot në Tiranë, këtë herë jo vetëm për të mundësuar zgjidhjen e krizës politike por edhe për të vëzhguar situatën parazgjedhore në vend.

Lajçak do të vizitojë për herë të tretë Tiranën ku do të takohet me krerët e shtetit dhe më pas do të dalë në një konferencë për shtyp.
 

Takimin e parë i dërguari i BE-së Lajçak do ta ketë me kreun e shtetit Bamir Topin në orën 08:45 në presidencë, ndërsa më pas do të takohet me kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së Edi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›