E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike, Kelly: Të nisë sa më parë dialogu

Shefi i Misionit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës në OSBE, ambasadori Ian Kelly , i ka dorëzuar këshilit të përhershëm të OSBE-së në Vjenë një deklaratë për Shqipërinë të hartuar për protestën e zhvilluar në Tiranë në 21 janar.
" Ne shfaqim keqardhjen tonë për faktin se demostrata e së premtes në Tiranë, nuk ishte paqësore dhe se thirrjet paraprake për qetësi nuk u dëgjuan, thuhet në deklaratën për Shqipërinë. Në të, ambasadori amerikan inkurajon fillimin e menjëhershëm të një dialogu substancial dhe konstruktiv mes partive politike me qëllim parandalimin e humbjeve të jetëve të tjera dhe rritjen e destabilizimit politik.
"Jemi të hidhëruar për humbjen e jetës së tre demonstruesve si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Mbetemi të shqetësuar nga akuzat e ashpra dhe që palët ngarkojnë me përgjegjësi njëra tjetrën pas manifestimit."- thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan në OSBE, Ian Kelly.
"Përdorimi i retorikës provokative dhe sugjerimit apo tolerimet për çdo formë të dhunës, është një dëmtim i madh dhe i thellë për popullin shqiptar. Ne i bëjmë thirrje të gjithë palëve, dhe liderëve të tyre të angazhohen në një dialog për të menaxhuar dallimet politike dhe të shmangin gjakderdhjen dhe vuajtjet."- nënvizohet në deklaratë.
Përfaqësuesi amerikan vlerëson se në 20 vitet e fundit që nga koha kur Shqipëria iu bashkua OSBE-së, ka arritur që në mënyrë konstante të punojë drejt formimit të institucioneve demokratike të nevojshme për ta çuar përpara si shtet.
"Ne i bëjmë thirrje krerëve të partive të lënë mënjanë axhendat e tyre politike dhe të punojnë së bashku për një Shqipëri më të mirË- nënvizon deklarata e diplomatit amerikan në Vjenë. Ian Kelly thotë se është e rëndësishme që partitë të ndërmarrin menjëherë bisedime reale dhe domethënëse për zgjedhjet lokale të majit, në mënyrë që shqetësimet e përditshme që ka popullsia, të shprehen nëpërmjet këtyre zgjedhjeve.
Në fund të deklaratës së tij diplomati amerikan i shpreh mbështetjen e tij ambasadorit Ëollfarth dhe zyrës së OSBE në Tiranë dhe i falënderon që vazhdojnë të jenë burim stabiliteti në rajon në këtë kohë të vështirë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›