E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifestimi, PS bën thirrje për qetësi

Dy orë përpara orgazimit të manifestim homazhit në kryeqytet, Partia Socialiste i bën thirrje qytetarëve për qetësi.

Në një konferncë për shtyp anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së Megi Ajtyresa i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ecurinë e lëvizjes së kortezhit dhe të jenë bashkëpunues me policinë.
 

“Këto janë orë të rënda për Shqipërinë. Bota i ka sytë nga ne. Le të japim mesazhin se jemi një popull i qytetëruar në rrugën e vendosjes së demokracisë” theksoi Ajtyresa.

Ndërkohë PS-ja pritet që të organizojë sot manifestimin homazh në nder të 3 viktimave të demonstratës së 21 janarit. Sipas opozitës në këtë manifestim nuk do të ketë pankarta apo thirrje kundër qeverisë por vetëm heshtje, lule dhe qirinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›