Situata politike, Presidenti Topi takon Metën e Withers

Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar një takim me zëvendëskyreministrin, ministrin e Jashtëm dhe njëherësh kreun e LSI-së , Ilir Meta për situatën politike në vend.
Një ditë më parë, Meta pohoi se duhet të ketë dialog mes PS-së e PD-së duke deklaruar se kryeministri Berisha është i gatshëm të takojë kryesocialistin Rama.
Por Meta, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me një ndërmjetësim të tij për këtë takim.
Aktualisht kreu i shtetit Bamit Topi po zhvillon një takim me ambasadorin amerikan John Withers.
Ndërkohë që në mesditë, është njoftuar një takim në Presidencë i Presidentit Topi me ambasadorin e Spanjës, vendi i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, Manuel Montobbio dhe ambasadorin e KE-së, Helmut Lohan.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata politike në vend e greva e urisë së opozitës.