Basha në Lazarat, falenderon banorët për bashkëpinimin
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ishte sot në Lazarat të Gjirokastrës, ku në një takim me banorët, i falënderoi ata për bashkëpunimin me Policinë, gjatë javëve të fundit për kontrollin e të gjithë territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
"Ka një bashkëpunim të shkëlqyer midis Policisë së Shtetit, autoriteteve vendore këtu dhe ç'është më e rëndësishmja me banorët e Lazaratit. Ne arritëm në këtë periudhë të kontrollonim në mënyrën më bindëse dhe më transparente para partnerëve tanë kultivimin e bimëve narkotike, dhe nga Lazarati t'u çojmë një mesazh shumë të fortë, se këtu gjërat mund, po dhe do të ndryshojnë, se emri i Lazaratit me të cilin është abuzuar shumë duhet të fillojë të përdoret për ato të mira që sot ky fshat dhe kjo komunë po i shpalosin shoqërisë"- theksoi Basha.
Duke e vlerësuar bashkëpunimin me komunitetin e Lazaratit si inkurajim për Policinë e Shtetit Ministri Basha u shpreh se kjo merr një rëndësi të jashtëzakonshme në prag të lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë.
"Këtë praktikë që kemi filluar këto tre katër javë do ta intensifikojmë në javët e ardhshme në mënyrë që viti 2010 të jetë një vit i kthesës së madhe, jo vetëm për lëvizjen e lirë të shqiptarëve por për t'i hapur rrugën një koncepti plot me shpresë dhe me besim tek e ardhmja dhe për të lënë mbrapa çdo praktikë dëshpëruese dhe dëshpërimi që ka mbjellë vetëm vdekje, vuajtje dhe fatkeqësi, siç ka qenë ajo e kultivimit të bimëve narkotike",-deklaroi Basha.
Basha shoqërohej në këtë vizitë nga deputeti Genc Ruli, përfaqësues të misionit PAMECA dhe përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore.