E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-Shqipëri, sot Këshilli i Stabilizim Asocimit

Në Bruksel mblidhet sot Këshilli i 2-të i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, nga ku pritet të publikohet edhe qëndrimi i 27 vendeve anëtare të Unionit ndaj vendit tonë. Burimet bëjën të ditur se bëhet fjalë për një dokument 15 faqesh ku padyshim vendin kryesor do ta zërë shqetësimi i BE-së për rëndësinë e një bashkëpunimi aktiv të maxhorancës dhe opozitës për të rivendosur veprimtarinë parlamentare.
Dokumenti në fjalë vjen në momentin e përgatitjes së opinionit për aplikimin e Shqipërisë. Vijimi i grevës së urisë nga opozita dhe mungesa e një marrëveshje mes palëve pritet të ndikojë negativisht në të këtë opinion vetëm pak ditë pasi kryeministri Berisha dorëzoi në Bruksel përgjigjet e 2284 pyetjeve . Takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian pritet të nisë rreth orës 14, e 45 minuta ku BE pritet të përfaqësohet nga një drejtues i Ministrisë së Jashtme spanjolle, ndërsa Shqiqëria do të përfaqësohet në këtë takim nga zv kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta.
Delegacioni i ministrisë së jashtme Spanjolle do të kryesohet nga baronesha Ashton dhe Komisioni Europian, që sipas të gjitha gjasave do të jetë njëri nga zv/krerët e komisionit.
Në fund të takimit pritet edhe një konferëncë për shtyp. Ky është takimi i dytë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, i pari është zhvilluar një vit më parë në Bruksel, Këshilli i Stabilizim Asocimit i kërkoi qeverisë shqiptare që në vend të zhvilloheshin zgjedhje të lira e të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›