KQZ, PD i kërkon Ristanit shkarkimin e anëtarëve të opozitës
25/01/2011 Kosovrasti: Mungesa e justifikimit, Kodi parashikon shkarkimin e tyre
Anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë munguar sërish në mbledhjen e radhës të zhvilluar dje nga KQZ-ja. Mungesa e anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste për katër mbledhje radhazi që ky institucion ka zhvilluar, ka shqetësuar kolegët e mazhorancës në këtë komision, të cilët i kërkuan sërish kryetarit Arben Ristani arsyen se “pse këta anëtarë nuk janë të pranishëm prej katër mbledhje radhazi në punimet e KQZ-së”. Dhe duke qenë se anëtarët e KQZ-së nuk kanë paraqitur asnjë arsye apo justifikim mbi këtë mungesë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Njazi Kosovrasti i është drejtuar kreut të institucionit më të lartë zgjedhor në vend që të dërgojë një shkresë në Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e këtyre anëtarëve, duke respektuar kështu nenin 18, pika 1/e të Kodit Zgjedhor për shkarkim para kohe të anëtarëve të KQZ-së. Në lidhje me mungesën e anëtarëve të PS-së në KQZ përfaqësuesi i mazhorancës së djathtë, Kosovrasti tha: “Më shqetëson mungesa, por mbi të gjitha indiferentizmi i kolegëve të opozitës këtu. Unë mund të them se është shkelur Kodi Zgjedhor, konkretisht neni 18. Kështu që, zoti kryetar, respektoni Kodin Zgjedhor duke i dërguar një letër Kuvendit, ku ti kërkoni shkarkimin e tyre, pasi ata akoma nuk kanë paraqitur asnjë justifikim mbi këtë mungesë të tyre të paarsyeshme dhe të panevojshme, duke i shkelur kështu me vetëdije të plotë të gjitha afatet e parashikuara për dorëzimin e tyre”, - u shpreh Njazi Kosovrasti. Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së Arben Ristani gjatë mbledhjes së fundit të KQZ-së, duke iu përgjigjur shqetësimit të paraqitur nga Hysen Osmanaj, njoftoi se i ka vënë në dijeni anëtarët që nuk janë paraqitur prej tri mbledhjesh radhazi me anë të një shkrese, ku u ka kërkuar zyrtarisht arsyet e kësaj mungese nga ana e tyre.
Shkresa e Ristanit
“Unë kam komunikuar zyrtarisht me anë të një shkrese, ku u kërkoj zyrtarisht të më njohin me shkaqet e mungesës. Menjëherë sa po të marr përgjigjen, do tjua vë në dispozicion”, – iu përgjigj Ristani shqetësimit të parashtruar në mbledhje.
Shkarkimi i parakohshëm
Duke qenë se këta anëtarë nuk kanë paraqitur akoma një justifikim të arsyeshëm për mungesën e tyre të përsëritur, Kodi Zgjedhor e detyron kryetarin e KQZ-së që të dorëzojë një kërkesë për shkarkimin e këtyre anëtarëve pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Reagimi i Subashit
Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi ka konfirmuar se është në dijeni të shkresës së dërguar nga kryetari i KQZ-së Arben Ristani, por për të cilën zonja Subashi nuk dha asnjë prononcim mbi këtë shpresë, pasi, siç pohoi ajo, “ende nuk është njohur zyrtarisht me shkresën e Ristanit”.
Kodi Zgjedhor
Në nenin 18 të Kodit Zgjedhor, “Për ndërprerjen para kohe të mandatit të anëtarit të KQZ-së”, pika 1/e, thuhet se “nëse anëtari i KQZ-së mungon pa shkaqe të arsyeshme në dy mbledhje radhazi të KQZ-së ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë, kërkohet shkarkimi i tij”. Duke u nisur nga fakti se këta anëtarë nuk kanë paraqitur akoma një justifikim të arsyeshëm përveç qëndrimit të tyre politik, Kodi përcakton që kryetari i KQZ-së të dorëzojë një kërkesë për shkarkimin e këtyre anëtarëve pranë Kuvendit të Shqipërisë. Më pas Kuvendi merr një vendim, në bazë të Kodit, pas propozimit të KQZ-së për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, pra nenit 18. Nga ana tjetër, KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-së.
Vendimet e mbledhjes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sërish mbledhjen e radhës në mungesë të tre anëtarëve të propozuar nga opozita, ku në mbledhjen e djeshme KQZ-ja miratoi projektvendimin për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet KQZ-së dhe MASH-it për zgjedhjet vendore të 8 majit; projektvendimin për miratimin e modelit të kutisë së votimit që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme lokale; projektvendimin për miratimin e modelit të kodeve të sigurisë që do të përdoren për zgjedhjet e majit; projektvendimi për miratimin e modeleve të vulave që do të përdoren për zgjedhjet vendore të 8 majit; projektvendimi për miratimin e modelit të dhomës së fshehtësisë që do të përdoren për zgjedhjet e 8 majit 2011; projektvendimi për miratimin e modeleve të paketës së shenjave dalluese që do të përdoren për zgjedhjet e 8 majit; projektvendimi për miratimin e modeleve të zarfeve të sigurisë që do të përdoren për zgjedhjet e 8 majit; projektvendimi për miratimin e karakteristikave të bojës matrikulluese që do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit.