Presidenca: Institucionet dhe punonjësit e shtetit janë të shenjtë e të paprekshëm
25/01/2011 Takimi Topi-Rama, 90 minuta kokë më kokë në Presidencë
Kreu i PS-së ka kërkuar dje në mesditë takim me kreun e shtetit
Me kërkesën e shefit të opozitës Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi dje rreth orës 13:30 një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, ku u diskutua në lidhje me situatën më të fundit të krijuar në Shqipëri.
Deklarata
Institucioni i Presidentit ka zbardhur të plotë takimin mes kreut të shtetit dhe liderit të opozitës. Nga zyra e shtypit e Presidentit mësohet se kryetari i shtetit gjatë takimit i ka thënë kreut të PS-së Edi Rama se “institucionet e shtetit dhe punonjësit në detyrë janë të shenjtë e të paprekshëm, ashtu sikurse është edhe mbrojtja dhe kujdesi për jetën e qytetarëve.” Më pas Topi shtoi se “në çdo rrethanë e drejta legjitime për të demonstruar paqësisht duhet administruar me përgjegjësi maksimale”. Kreu i shtetit mbështeti edhe një herë zhvillimin e një hetimi tërësor, të paanshëm, profesional dhe transparent të ngjarjeve të datës 21 janar, duke nxitur bashkëpunimin mes institucioneve të zbatimit të ligjit. “Vetëm shteti ligjor është garancia e një vendi demokratik dhe ai duhet të respektohet nga cilido”, - theksoi Presidenti Topi.
Takimi
Duke u ndalur në situatën shqetësuese në vend si dhe klimën e tensionuar politike të krijuar së fundmi pas demonstratës së opozitës së 21 janarit, Presidenti Topi theksoi se “në situatën e krijuar bëhet më se e domosdoshme vendosja e dialogut politik institucional, mjaft e rëndësishme për stabilitetin e vendit, rendin publik, jetën e qytetarëve dhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. Në këtë kontekst, kreu i shtetit nënvizoi nevojën urgjente të mbizotërimit të maturisë e dialogut, duke kërkuar nga faktorët dhe aktorët politikë të gjejnë vullnetin e duhur dhe të përmbushin përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre, duke vënë interesat e vendit dhe të popullit shqiptar mbi gjithçka tjetër. “Në këto momente më shumë se asnjëherë tjetër na duhet qetësi, maturi dhe përgjegjësi politike dhe individuale për ti lënë kohën dhe hapësirën e nevojshme funksionimit të shtetit të së drejtës dhe institucioneve të pavarura ligjore të tij”, - u shpreh Presidenti Topi.
Ndërkohë para tri ditësh Presidenti Topi zhvilloi tri takime të veçanta edhe me ambasadorët e akredituar në vendin tonë në lidhje me zhvillimet kaotike që përfshinë kryeqytetin në protestën e organizuar nga opozita, e cila degjeneroi në dhunë, paçka se ishte paralajmëruar se nuk do të ishte e tillë. Kreu i shtetit shqiptar ndau me ambasadorët e vendeve mike dhe aleate shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar, e cila dëmton gjithashtu rëndë perspektivën evropiane dhe imazhin e Shqipërisë, duke theksuar se faktorët politikë duhet të gjejnë vullnetin politik për kapërcimin e kësaj situate.
Akuzat e ndërsjella
Takimi i Topit dhe Ramës vjen tri ditë pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Nga njëra anë shefi i mazhorancës akuzon Prokurorinë për njëanësinë e hetimeve që po kryen, si dhe akuzon SHISH-in për mungesë informacioni mbi atë çka do të ndodhte të premten. Gjithashtu Berisha akuzon Ramën për grusht shteti të ngelur në tentativë. Nga ana tjetër, kryetari PS-së Edi Rama akuzon kryeministrin Berisha për afera korruptive si dhe si përgjegjësin kryesor të dhunës së ushtruar në demonstratën e thërritur nga socialistët.