Situata politike, sot në Tiranë Lambrinidis e Fratini
TIRANE- Mediat greke thonë se ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis, kishte propozuar që BE-ja të marrë një rol më aktiv në vend duke bërë vizita politike të nivelit të lartë në Tiranë, për t'i dërguar në mesazhin e duhur udhëheqjes politike shqiptare për maturim dhe përkushtim në procesin e reformave në perspektivën e pranimit të Shqipërisë në BE.
Të dy Ministrat e Jashtëm do të takohen me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe liderin e opozitës Edi Rama. Vizita bëhet një muaj para publikimit të raportit të vlerësimit vjetor të Komisionit për ecurinë e reformave në Shqipëri, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i BE-së në dhjetor.
(a.j/BalkanWeb)