E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike:Topi takon Steinberg


Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, James Steinberg i cili ka zgjatur 40 minuta.
Diplomati amerikan shoqërohej në këtë takim nga zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman dhe drejtori ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimet e diplomatëve të huaj në Tiranë po zhvillohen në kuadër të situatës politike të krijuar në Shqipëri.

Të dy zyrtarët e lartë amerikanë pritet t`i japin mbështetje të plotë Prokurorisë shqiptare në hetimet mbi 21 janarin si dhe të nxisin palët drejt dialogut duke konsideruar zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit si një zgjidhje të situatës politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›