E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kokona nga PS në LSI

Ikën edhe një tjetër i zgjedhur vendor nga Partia Socialiste drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ka qënë Ilir Kokona, kreu i njësisë Bashkiake nr 3 në kryeqytet që ka njoftuar sot se largohet nga selia rozë për t`iu bashkuar partisë së Ilir Metës.

Në krah të Kokonës nga selia e LSI-së, sekretari i Përgjithshëm i saj Luan Rama deklaroi se do të vijojnë largimet nga Partia Socialiste për t`iu bashkuar forcës së tij. Kjo pasi në PS ata tha Rama, nuk gjejnë hapësirën e duhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›