Situatë e nderë në verilindje, bora nuk ndalet

Trashësia e dëborës ka kaluar më shumë se një metër në çdo vend, ndërsa sasi të tjera po bien pa pushim.
Të gjithë rrugët që lidhin qytetin e Kukësit me fshatra janë thuajse të izoluara, ndërsa në rastet emergjente ka pasur edhe ndërhyrje të ushtrisë. Sot në mëngjes, në Kukës, krahas reshjeve të dëborës, ka edhe erë të fuqishme, çka e përkeqëson situatën. Tashmë trashësia e saj i ka kaluar një metër në qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat rurale trashësia e saj i ka kaluar mbi dy metrat.
"Aktualisht po bëhen përpjekje për mbajtjen hapur të autostradës, e cila është nën kontroll të vazhdueshëm. Po ashtu janë të hapura edhe akset rrugore Krumë-Kukës, Krumë -Qafë Prush dhe Bajram Curri- Qafë Morinë", tha drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Arben Basha. Sipas tij, të gjitha akset e tjera rrugore si dhe komunat e këtij qarku tashmë janë të bllokuara.
"Po bëhen të gjitha përpjekjet për mbajtjen hapur të akseve rrugore që lidhin zonën verilindore me Kosovën si një mundësi ku banorët e kësaj ane mund të zgjidhin problemet më emergjente", theksoi Basha. Erërat e forta edhe gjatë ditës së sotme nuk lejojnë fluturimet e helikopterëve, ndaj emergjencat, që po lindin në qarkun e Kukësit po zgjidhen edhe me ndërhyrjen e ushtrisë. Rihapja e shkollave në të gjithë Qarkun është e pamundur.
Shpëtimi i jetëve njerëzore dhe zhbllokimi i rrugëve mbetet prioriteti kryesor në përballimin e situatës së emergjencës së krijuar nga reshjet e dendura të dëborës, në disa zona të vendit. Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli në një prononcim telefonik të hënën nga shtabi i emergjencës në Kukës, tha se, në përballimin e situatës në këtë zonë janë mobilizuar efektivë të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Rrugëve.
"Kjo është një zonë me problematikë të lartë dhe situata vazhdon të jetë e rënduar, ku e vetmja gjë që ka ndryshuar është niveli i borës në rritje", tha Olli. Sipas tij janë marra masat për dërgimin e ushqimeve, ku gjatë ditës së djeshme u arrit dërgimi i pakove me ndihma në disa komuna të bllokuara në prefekturën e Bajram Currit. "Në këtë situatë prioriteti ynë kryesor mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore dhe zhbllokimi i rrugëve", theksoi drejtori Olli.
Reshje të dendura dëbore po bien edhe në qytetin e Pukës, ndërsa fshatrat tashmë janë të izoluar dhe nuk pritet një përmirësim i situatës. Në qytetin e Pukës, trashësia e dëborës i ka kaluar 1 metër. "Pas një inspektimi të përgjithshëm me grupin e punës së bashkisë, me mbështetjen e sektorit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit në qytetin e Pukës, duke përdorur shkallët e larta të zjarrfikësve, është bërë e mundur ndërhyrja në çatitë e atyre banesave që kanë qenë më të rrezikuara duke ia larguar shtresën e dëborës, trashësia e së cilës ka qënë mbi 2 metër", thotë kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj.
Edhe në Dibër, situata është e njëjtë, ku në qytet, dëbora ka arritur trashësinë e 1.5 metrave ndërsa të fshatrave të thellë, trashësia e dëborës ka shkuar në tre metra. /S.Ll/Start/
2012-02-13 10:04