E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, cmimet e karburantit njohin vetëm rritje

TIRANË-Cmimet e karburanit në vend vijojnë të rriten nga muaji në muaj. Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë 1 litër naftë u shit sot mesatarisht 180 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 185.50 lekë.

Nafta (diezel) 180 lekë
Euro Diezel 183 lekë
Benzina 185.50 lekë

Këto cmime vijuan që prej muajit Dhjetor, 2011, ndërkohë që kanë pësuar rritje krahasuar me muajin Nëntor.

Në mes të Nëntorit, në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit mesatarisht 164 lekë, 1 litër benzinë 180 lekë, kurse Euro Diezel, 178 lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›