Situatë e rënduar nga moti: Ja gjendja e rrugëve

(majtas) Dorëzimi i ndihmave për banorët e fshatit, (djathtas) Ndalesa e parë e helikopterit për të gjetur rrugën për në fshatin Trebisht
UPDATE- Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore gjatë 24 orëve të fundit. Raportimet nga terreni konfirmojnë gjithashtu se prej natës së mbrëmshme kanë filluar reshjet e dëborës në Kukës, Pukë, Dibër apo Bulqizë, të cilat janë intensifikuar gjatë orëve të fundit.
Në Korçë gjithashtu kanë rinisur reshjet e dëborës. Momentalisht qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke paralizuar të gjithë zonën, ndërkkohë që komuna të tëra prej ditësh janë totalisht të bllokuara.
Në Bulqizë reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi. Një grua shtatzënë njoftohet se ka kërkuar ndihmë për shkak të gjendjes së saj të rënduar. Gruaja në fshatin Dushaj, nuk dërgohet dot në spital pasi rrugët janë tërësisht të bllokuara nga bora
Policia e Shtetit, nisur nga situata e motit gjatë këtyre ditëve, ka përsëritur edhe njëherë mesazhin saj për kujdes si dhe ka ftuar drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të
fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:
Në qarkun Kukës:
Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
1. aksi rrugor Morinë Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi Kukës Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3. aksi B.Curri Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4. aksi B.Curri Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi B.Curri Valbonë i pa kalueshëm,
6. aksi Krumë B. Curri i pa kalushëm,
7. aksi Krumë Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,
9. aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10. aksi Shëmri Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë.
Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për
pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale
në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Klos Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Bulqizë Shupenzë Ostren i pakalueshëm,
4. aksi Krastë Bulqizë i pakalueshëm,
5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi Muhurr Arras i pakalueshëm,
7. aksi Arras Zall Dardhë Reç i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Shkodër Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3. aksi rrugor Shkodër Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal i pakalueshëm,
7. aksi Koplik Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Koplik Razëm i pakalueshëm,
9. akset Bogë Theth, Selcë Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11. aksi Qafë Mali Dardhë – Fierz i pakalueshëm,
12. aksi Fushë Arrës Iballë i pakalueshëm.
Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet
në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes
së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2. aksi rrugor Mirditë Shpal Fushë Arrës i pakalueshëm,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore.
Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e
automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve,
për hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi Elbasan Qafë Krrabë i kalueshëm,
2. aksi Librazhd Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
Situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë Voskopojë
janë të pakalueshëm,
2. aksi Korçë Ersekë Leskovik i pakalueshëm,
3. aksi Korçë Goricë i pakalueshëm,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.