E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vjedhë bagëtitë, vritet 17-vjeçari

Lushnje – Vritet një 17-vjeçar,  ndërsa autori  përfundon në pranga. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  rreth orës 21:00.  Sipas policisë, autori i kësaj vrasjeje është një 69-vjeçar.

Mësohet se 17-vjeçari  kishte shkuar në stanin me pronar Brahim Gjolena , me qëllim për të vjedhur bagëtitë.

Në këto moment, ai është pikasur  nga 69-vjeçari , i cili e ka qëlluar me armë gjahu. Policia  është shprehur se 17-vjeçari dyshohet se  është qëlluar prej 69-vjeçarit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen  e plotë të ngjarjes. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›