E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 92 vjet më parë Tirana u projektua si kryeqytet perëndimor

“ 92 vjet më parë Tirana u projektua si kryeqytet kryekëput perëndimor”. Kështu është shprehur numri një i qeverisë së vendit Sali Berisha në një simpozium të mbajtur nga Bashkia e Tiranës me rastin e shpalljes së Tiranës, ku ishin të ftuar kryeministri Sali Berisha dhe historianë. Berisha theksoi se 92 vjet më parë u mor vendimi më i mençur, përzgjedhja e Tiranës si kryeqytet, ndërsa ka vlerësuar punën e kryetarit të bashkisë Lulëzim Basha dhe ekipin e tij për frymën që i ka kthyer Tiranës.
“Dita e sotme është shumë e veçantë për historinë e kombit tone.92 vjet më parë u mor vendimi më i mençur, përzgjedhja e Tiranës, kryeqytet. Zemra e tiranasve ka rol kryesor në përzgjedhjen e Tiranës kryeqytet.92 vjet më parë Tirana u projektua si kryeqytet kryekëput perëndimor. Tirana është epiqendra e politikës dhe ëndrra më e bukur e shqiptarëve. Përgëzoj Bashën dhe ekipin e tij për frymën që ka kthyer në Tiranë”-tha Kryeministri Berisha.
Tirana u shpall kryeqytet në 11 shkurt 1920 në Kongresin e Lushnjës. Më 11 shkurt Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë. Që prej asaj dite Tirana mori rolin parësor në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit, por njëkohësisht ky pozicion luajti një rol të madh në zhvillimin e qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›