E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kujtohet 92-vjetori i shpalljes kryeqytet

TIRANE- Tirana si kryeqytet mbush sot 92 vjet. Në një aktivitet të veçantë organizuar për rastin, kryeministri Sali Berisha tha se Tirana është ëndrra më e bukur e çdo shqiptari.

Duke e cilësuar një akt madhor shpalljen e Tiranës kryeqytet, Berisha tha se Tirana është epiqendra e politikës shqiptare zemra dhe truri i kombit, ëndrra e shqiptarëve.

Kreu i qeverisë nuk harroi pa përgëzuar edhe kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për frymën qytetare që riktheu në këtë qytet, duke shtuar se, kryeqyteti është në pritje të zhvillimeve të mëdha pasi politika ia ka mohuar këto.

Tirana pret dhe jam i bindur se me përkushtimin më të madh me ekipin tuaj, zhvillimin e madh pasi fatkeqësirat politike ia kanë mohuar- tha Berisha.

Tirana do të themelonte të parën parti opozitare, dhe do shndërrohej sërish në udhëheqje të progresit, vijoi me tej kryeministri.

Në këtë aktivitet përshëndeti edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i cili tha se, Tirana është rrezatimi i vlerave të kombit, një qytet, sipas tij, ende i etur për liri.

Tirana dhe Bashkia përjetojnë 2012 si një vit të jashtëzakonshëm për kombin tonë. Për 100-vjetorin do të bëjmë gjithçka për të përkujtuar me respekt kontributin e baballarëve të kombit. Eshtë momenti për të kujtuar të gjitha familjet autoktone tiranase dhe për të folur për tiranën e të ardhmes, tha ai.

Tirana u shpall kryeqytet në 11 shkurt 1920 në punimet e Kongresit të Lushnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›