E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorrcikletën, rëndë 2 shtetas

ELBASAN- Njësia e Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë mesditën e së hënës shtetasin Gentian Balla, 22 vjeç, banues në fshatin Kusarth të rrethit të Elbasanit.
Sipas Policisë, arrestimi i 22 vjeçarit u bë pasi duke drejtuar mjetin e tij tip Wolsvagen, me targa EL 2312 B, përplasi motorrçikletën që drejtohej nga shtetasi A.Kraba, 23 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar rëndë drejtuesi i motorrçikletës si dhe kushëriri i tij, shtetasi A.Kraba, 21 vjeç, i cili në çastin e aksidentit ishte pasagjer në motorrçikletë.
Të dy të plagosurit janë dërguar urgjentisht në Spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin e plotë, ndërsa paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit shtetasit Gentian Balla.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›