E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rënia e regjimit të Gedaf fitore për popullin

TIRANË- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka përshëndetur rënien e Tripolit kryeqytetit të Libisë nga sulmi i gjithanshëm i luftëtarëve të opozitës, duke shënuar kështu fundin e regjimit diktatorial, shtypës, gjysmë shekullor të Muhamer Gedafit dhe një fitore historike për popullin libian, NATO-n, vendet anëtare dhe miqtë e tjerë të lirisë së tij, në mbarë botën.

Në një njoftim zyrtar për mediat kreu i qeverisë shqiptare tha se rënia e regjimit të Muammar Gedafit është një fitore për popullin e Tripolit, ndërkohë që duke

Duke paralizuar situatën në tritoli me atë që kanë përjetuar shqipëtarët nën regjimin gjysmë shekullor të diktaturës së Enver Hoxhës në vend, kryeministri theksoi se shqiptarët ndajnë me popullim libian gëzimin e fiores.

Sipas Berishës fitorja mbi regjimin diktatorial të Gedafit është një dalje nga epoka e shtypjes pasi nëpërmjet saj i hapet rruga ndërtimit të shtetit ligjor, pasi sipas kryeministrit libianët meritojnë një të ardhme më të mirë.

"Shqiptarët që kanë përjetuar për rreth gjysmë shekulli regjimin më barbar në Europën e pasluftës së Dytë Botërore të diktatorit gjakatar Enver Hoxhës ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje të madhe që shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror dhe hapjen e rrugës për ndërtimin në liri të shtetit ligjor, të bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të individit, barazinë para ligjit, epërsinë morale të pajtimit kombëtar si kushte sine qua non për një të ardhme të ndritur që qytetarët libianë meritojnë.",- thuhet në deklaratën e kryministrit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›