E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e tensionuar në Fier, shpallen të pavlefshme kutitë e fundit

Mësohet se në KZAZ-në numër 20 ka grumbullime simpatizantësh të Partisë Socialiste të cilët kanë penguar transportimin e kutive në KQZ, nëse nuk numërohet kutia e fundit e cila sipas PS përcakton një tjetër mandat për socialistët.FIER- Shpallen të pavlefshme kutitë e fundit në qarkun e Fierit. Mësohet se në KZAZ-në numër 20 ka grumbullime simpatizantësh të Partisë Socialiste të cilët kanë penguar transportimin e kutive në KQZ, nëse nuk numërohet kutia e fundit e cila sipas PS përcakton një tjetër mandat për socialistët. E kontaktuar në telefon nga Neës24, kandidatja e PS, Ermelinda Meksi thekson se numërimi i kutisë së fundit ka ardhur pas rezultatit të lartë të arritur nga koalicioni i majtë.

“Ka shkelje të rënda ligjore nga anëtarë të KZAZ-ve. Ne nuk mund ta tolerojmë këtë proces, do të bëjmë denoncimin në prokurori. Është i njëjti skenar kudo, i cili bllokon në të njëjtën mënyrë kutitë dhe nuk del rezultati përfundimtar. Është një skenar i cili na ndan në mënyrë dramatike nga Europa ” theksi Meksi.
Kandidatja socialiste në Fier ka nënvizuar se e majta ka siguruar 10 mandatë në këtë qark.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›