E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, AFP: Berisha shpall fitoren. Opozita kritika për manipulime

Situata zgjedhore në Shqipëri nuk ka mbetur pa u komentuar edhe Agjencia franceze e lajmeve AFP. Në shkrimin e saj “AFP” shkruan “Berisha shpall fitoren, ndërsa Opozita kritika për manipulime”.PARIS- Agjencia franceze e lajmeve AFP shkruan se kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaron fitoren, por opozita e kritikon për manipulime. Sipas kësaj agjencie, pas numërimit thuajse të plotë të votave, rezultatet u japin demokratëve të Berishës një kryesim të lehtë në këto zgjedhje me 1 përqind më shumë se rivalët socialistë në rang kombëtar.
Edhe pse mbetet ende e paqartë nëse qendra e djathtë ka mandate të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e vetme, zëdhënësja e demokratëve Majlinda Bregu deklaroi se zgjedhjet parlamentare të së dielës janë fituar, pasi sipas saj demokratët kanë 71 vende në Parlamentin me 140 vende. Siodoqoftë kreu i socialistëve Edi Rama akuzon demokratët për manipulime. Sipas “AFP”, e majta po grumbullon informacione që konfirmojnë manipulimin e rezultatit. Por Berisha i quan absurde këto akuza.
Ndërkohë artikulli citon dhe komisionerin e zgjerimit Oli Rehn që u bën thirrje liderëve shqiptarë që zgjedhjet të plotësojnë standartet ndërkombëtare.
Rehn kujtoi dhe tre vrasjet që ndodhën para zgjedhjeve. Zgjedhjet sipas “AFP” u bënë tre muaj pas hyrjes së vendit në NATO dhe hapave të parë për të hyrë në Bashkimin Europian pas aplikimit për statusin e kandidatit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›