E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret 35 vjecarin, vetëhelmohet autori i krimit

35 vjecari Dritan Djaloshi është vrarë me armë zjarri nga kushëriri i tij pas një konflikti për pronësinë e një toke që kishte lindur mes tyre. Vetëhelmohet autori i vrasjes, gjendet trupi i pajete. 

DURRES-

Vetëhelmohet autori i vrasjes

Ora: 19:22- Ka gjetur vdekjen autori i vrasjes në Fllakë të Durrësit. Jak Djaloshi i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë pasi vrau me cifte kusheririn e tij Dritan Djaloshi. Policia ka konfirmuar se lënda helmuese ka vepruar dhe është gjetur trupi i pajetë i autorit të vrasjes, vetëm 3 orë pasi kreu krimin.

Durrës, ekzekutohet me armë 35 vjecari

Ora: 17:45- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Shkallë të Durrësit pasiditen e sotme. Mësohet se një copë tokë është bërë shkak i një konflikti mes dy kushërinjve i cili ka përfunduar në një vrasje me armë zjarri.
Rreth orës 16:35 të pasdites së sotme, Jak Djaloshi ka vrarë me cifte kushëririn e tij 35 vjecar, Dritan Djaloshi.
Mësohet se 35 vjecari ka mbetur i vdekur në vend ndërsa autori i krimit ka shkuar në shtëpinë e tij, ka konsumuar një sasi fotoksine dhe është larguar nga banesa. Lajmin e ka konfirmuar vetë bashkëshortja e tij ndërsa policia ka mundur të gjejë ambalazhin e lëndës helmuese.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë nisur aksione për gjetjen e autorit, ndërkohë që janë marrë dëshmitë e familjarëve.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›