Vasili per autizmin Fonde per trajtimin afatgjate

Autizmi dhe trajtimi i këtij çrregullimi, do të jetë prioritet i strukturave të shëndetsisë gjatë muajve në vazhdim. Kreu i shëndetsisë, Petrit Vasili u shpreh se do të lobojë së bashku me fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, për subvencionimin e trajtimeve afatgjata tek fëmijët autikë. Ndërkohë, do të fillojë trajnimi i mjekëve për diagnostikimin e hershëm të këtij çrregullimi tek fëmijët.
“Kemi ndarë të njëjtin vizion dhe të njëjtën filozofi me fondacionin sepse trajtimi afatgjatë dhe mbështettja afatgjatë është një nga kyçet e suksesit. Fragmentimi dhe lënia në mes e kësaj mbështetje sigurisht që mund të krijonte përkeqësime në kohë dhe një nga senset që ka strategjia është t’i shërbejë pikërisht kësaj, ofrimi i qendrave që japin ndihmë shumë të kualifikuar. Thënë më thjeshtë, jo empirizëm në trajtimin e të sëmurëve apo improvizime, por vetëm trajtime të qarta dhe të mira”- tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.
Vetëm 2 ditë më parë presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonja Liri Berisha, parashtroi disa pika që kërkojnë një zgjidhje në lehtësimin e jetës së fëmijëve autikë, si hapja nga pushteti vendor i qendrave ditore për këtë kontigjent mbi moshën 18 vjeç, krijimi i qendrave për diagnostikimin e hershëm pranë intitucioneve spitalore si dhe rishikimi i asistencës sociale.
Edlira Sulejmani