E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë kritike, banorët apel për ndihma në ushqime

Bllokimi i një numëri të madh komunash në veri të vendit ka bërë që për cdo nevojë shëndetësore, mungesë të ushqimeve apo mungesë të medikamneteve të kërkohet përmes mediave.
Alarmi ka ardhur nga Kukësi dhe nga Tropoja përmes telefonatave të mbërritura në redaksinë e informacionit në RTV “Ora News”. Të dy banorët, njëri nga Bushtrica dhe tjetri nga komuna e Bytycit të Tropojës bëjnë apel për ndihmë në ushqime dhe ilace, pasi sipas tyre janë të izoluar terësisht nga dëbora dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi. Po kështu nevoja emergjente janë paraqitur dhe në Dibër, ku një grua në muajin e gjashtë të shtatëznisë në fshatin Shullanë të komunës Kalaja e Dodës u transportua për tre orë me barrelë nga banorët deri në fshatin Ujëmir. Pavarësisht përpjekjes së helikopterit për t`iu gjendur në ndihmë, dy tentativat e tij për tu ulur kanë dështuar, për shkak të reshjeve të dëborës. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja e gruas është shumë e rëndë dhe ka nevojë emergjente për ndihmë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›