E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, vazhdojnë sulmet ndaj qytetit Homs

Trupat siriane kanë vijuar sulmet në qytetin Homs, që është bazë e opozitës, disa orë pasi Komisionarja e lartë e OKB-ës për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj, e akuzoi presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, për “sulme të furishme” kundër civilëve.
 

Këto komente ajo i bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku po diskutohet rezoluta e ngjashme me atë, që Rusia dhe Kina i vendosën veto në Këshillin e Sigurimit.
 

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pas takimit me ministrin e jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutogllu, në Uashington, ka përsëritur thirrjen, që presidenti Asad të tërhiqet.
 

“Shtetet e Bashkuara dhe Turqia përsëri i kanë bërë thirrje regjimit, që të ketë parasysh përpjekjet e fundit të Ligës Arabe dhe të komunitetit ndërkombëtar, që të ndalin vrasjet, të tërheqin forcat ushtarake nga hapësirat e banuara, të lirojnë të burgosurit politikë dhe të fillojnë një tranzicion të vërtetë demokratik, i cili fillon me dialog serioz të respektueshëm me opozitën”, tha Hillari Klinton, mbrëmë vonë në Uashington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›