E Diel, 1 Nëntor 2026

Situta ne zonat malore per shkak te ngricave dhe debores

 Vazhdon të mbetet problematike situata në zonat malore të qarkut Shkodër dhe Dibër, për shkak të ngricave dhe dëborës. Deri tani raportohen të bllokuara komuna e Iballës në rrethin e Pukës me 11 fshtarat e saj dhe zona e Qafë Malit. Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi vetëm me zinxhirë pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 40 cm, ndërsa në qytetin e Pukës trashësia e dëborës është mbi 20 cm. Aksi rrugor Tamarë-Vermosh i hapur dy ditë më parë është bllokuar sërish. Gjithashtu i bllokuar është aksi rrugor Bogë-Theth ndërsa Dedaj- Bogë dhe Dedaj- Razëm sipas ndërmarrjes së rrugëve rajonale është i hapur për qarkullimin e të gjitha llojeve të mjeteve. Gjithashtu i bllokuar është edhe aksi Shkodër-Dukagjin nga reshjet e dendura te borës së rënë gjatë natës duke lëne të izoluar 5000 banorët e kësaj zone. Aktualisht reshjet e borës kanë pushuar, ndërsa nga ana e ndërmarrjeve të rrugëve po punohet për hapjen e akseve kryesore rrugore. 24 orët e fundit temperaturat kanë shënuar një ngritje të lehtë për sa i përket qarkut Dibër, ndërsa gjatë natës ka patur reshje të dendura dëbore. Situata rrugore është normale në përgjithësi, me përjashtim të disa akseve. Kështu aksi nacional Peshkopi-Tiranë dhe aksi Qafa e Buallit të kaluesheme me zinxhirë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd kalohet me mjete të larta me zinxhirë deri në Klenjë. Edhe në aksin Peshkopi-Kukës këshillohet përdorimi i zinxhirëve drejt Kalasë së Dodës. Ndërsa prej më shumë se 3 javësh komuna Lurë është e bllokuar nga reshjet e dëborës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›