Vjedhin nen kercenimin e armes

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. 23 vjeçari, Serxho Muho dhe 27 vjeçari, Luan Maçi janë arrestuar në flagrancë nga strukturat e policisë pasi akuzohen për vjedhje. Ndërkaq 28 vjeçari, Elton Sako është shpallur në kërkim si bashkëautori i vjedhjeve. Tre të rinjtë akuzohen se dy ditë më parë në kryeqytet kanë kryer vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armës . Arrestimi i shtetasve të mesipërm erdhi u krye për shkak se këto individë kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Veledin Brahimi i ndodhur në afërsi të rrugës “Qemal Stafa”, në Tiranë. Ndërkohë që vazhdon puna intensive për kapjen e bashkëautorit tjetër të implikuar në vjedhje, i cili tashmë është identifikuar. Policia po ashtu një ditë më parë ka arrestuar dhe 17 vjeçarin N.Hysa. Sipas policisë ditën e shtunë pranë sheshit Rilindja, pallatet “Karl Topia”, ka tentuar të vjedhë automjetin tip “Audi A4”, me targa greke.