E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sivjet elita botërore poetike në Strugë

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 18:45

Fituesi i sivjetmë i “Kurorës së Artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, një nga festivalet më prestigjioze poetike, Akademik Mateja Mateski, në 50 vjetorin e këtyre mbrëmjeve poetike, do të “sjell” në Strugë, sipas vlerësimeve të organizatorëve, mbi 150 poet nga mbi 70 vende të botës.

Ndër ata që tashmë kanë konfirmuar praninë e tyre në këtë manifestim poetik janë edhe laureatët e “Kurorës së Artë” të MSP, si Fatos Arapi (Shqipëri), Horhe Padron (Spanjë), Adonis (Siri)Tomazh Shallamun (Slloveni) e shumë të tjerë.

Në këtë festival jubilar të MSP, Struga do të jetë mikpritëse e numrit më të madh, numër rekord të poetëve nga mbarë bota, e këtë më së miri e vërteton se manifestimi i sivjetmë mbahet nën patronatin e UNESKO-së.

Në kuadër të manifestimit të MSP, do të inaugurohet edhe shtëpia përkujtimore kushtuar Vëllezërve Milladinovci, që një kohë të gjatë është rinovuar, meremetuar dhe rikonstruuar. (INA)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›