E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel beson në titull

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 19:23

Sebastian Vettel i shikon të gjithë kundërshtarët nga lart, pasi që ka 83 pikë avantazh nga i dyti, shoku i tij i skuadrës nga Red Bull, Mark Webber, në renditjen botërore të pilotëve.

Ai nuk dëshiron t’i nënvlerësojë kundërshtarët, por dëshiron t’i fitojë dy garat e ardhshme për ta siguruar më pas edhe matematikisht titullin e kampionit të botës, të dytin në karrierë.

“Duhet absolutisht që t’u kthehemi fitoreve, edhe pse në Hungari kishim mundësi të fitonim. Duhet t’i fitojmë garat e ardhshme dhe ta sjellim në shtëpi botërorin. Deri në fund nevojiten edhe pak pikë. Nëse fitojmë në Monza e Belgjikë, mund të shpallemi kampionë”, shpjegon lideri i botërorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›