Sivjet kodi
Humbjet milionëshe nga mungesa e kodit telefonik pritet të marrin fund sivjet. Së paku, nëse bisedimet me Serbinë shkojnë siç është planifikuar, atëherë Kosova mund ta ketë sivjet kodin e saj telefonik dhe të internetit.
Burime të sigurta i kanë thënë Expressit se kjo çështje do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë dhe kah tetori mund të arrihet një marrëveshje.
Bëhet fjalë për një kod të veçantë, jashtë atij të Serbisë, si masë e përkohshme derisa Kosova të anëtarësohet në OKB.
“Kjo i bie që ‘switch-at’ do të jenë në Kosovë. Thirrjet ndërkombëtare regjistrohen direkt në Kosovë, që i bie se krejt paret mbesin në Kosovë. Terminimi do të bëhet prej së jashtmi në Kosovë”, ka sqaruar i njëjti burim.
Sipas tij, marrëveshja pritet të arrihet kah tetori i këtij viti.
Aktualisht, pasi Kosova nuk ka kod të vetin telefonik, atëherë operatorëve të licencuar iu është lënë mundësia që ata të bëjnë marrëveshje me shtete të tjera për shfrytëzimin e kodeve të tyre telefonike, çka nënkupton se operatorët paguajnë shuma të caktuara, sipas marrëveshjeve përkatëse për shfrytëzimin e këtyre kodeve për bartjen e trafikut përmes këtyre shteteve. Siç dihet, aktualisht Kosova i shfrytëzon 3 kode për shërbime telefonike +377, +386 për shërbime të telefonisë mobile dhe +381 për shërbime të telefonisë fikse.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...