Sivjet, si rrallëherë prezenca e turistëve italianë në Shqipëri!
Flet Zef Bushati, ZvAmbasadori i Shqiperise ne Itali
Gjatë një bisede me zv/ambasadorin e Shqipërisë në Itali, Zef Bushati, përpiqemi të kuptojmë disi më shumë për praninë e paprecedentë të italianëve si vizitorë në këtë sezon turistik dhe zoti Bushati na thotë se ndihet modestisht krenarë që edhe diplomatët tanë në Itali kanë dhënë ndihmesën e tyre. Pyetjes nëse mendonte se ka nje prezence më të larte te turisteve italiane ne Shqiperi, këtë vit, zoti Bushati i përgjigjet pa ekuivoke: “Pa diskutim qe po. Gjate periudhes se pranveres mjaft qytetare italiane kane qene te interesuar te dinin rreth turizmit shqiptar, nje pjese e tyre telefononin ne Ambasade dhe ishin mjaft te interesuar per bregdetin, donin te dinin rreth hotelerise, infrastruktures, menyres se gatimit, pyesnin per rendin e qetesine, e mjaft çështje te tjera qe u interesonin. Te tjere qe telefononin ishin te interesuar per turizmin malor, per kushtet e ne mes tyre kishte edhe nga ata qe ishin te apasionuar mbas gjuetise. Ambasada jone ne Itali nuk ka neglizhuar asnje rast por me qetesi e durim u eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve. Kishte nga ata te cilet kerkonin takim ne ambasade mbasi mesa dukej nuk bindeshin nga biseda telefonike. Mbeteshin disi te habitur nga pergjigjet dhe donin ta vertetonin si “shën Thomai”, duke ardhur vete ne ambasade per te marre nje takim direkt e per te degjuar nga afer gjithçka u interesonte per Shqiperine. Mbas takimit disa prej tyre largoheshin te kenaqur me pyetjen: “Po ju personalisht kur do te shkoni me pushime? Ne Shqiperi pergjigjesha une”. Ju nuk mund ta merrni me mend se sa e bukur dhe emocionuese eshte kur sheh frutin e punes tende, kur te marrin ne telefon e te thone: Kemi ardhur, jemi ne Vlore, jemi ne Sarande, jemi ne Tirane, jemi ne kalane e Krujes, te Shkodres, Gjirokastres, te Butrintit,etj. Sa mire dhe sa shume emocione. Me disa prej tyre takohem ne Tirane dhe pi nje kafe. Kenaqem kur i degjoj tek flasin me emocione dhe te kenaqur per bukurite e Shqiperise. Ajo çka u bie me shume ne sy eshte mosha. “Sa shume rini - thone ata – dhe pothuajse te gjithe e flasin gjuhen italiane. Njerezit ketu jane te mire e mjaft te sjellshem me ne....” dhe pastaj fillojne e tregojne episode pa mbarim per vendet e bukura qe kane pare,per ushqimin qe kane ngrene si dhe per cmimet mjaft te leverdishme. “Do t’u tregojme miqve tane sapo te kthehemi ne Itali” - e perfundojne tregimin. Interesant eshte edhe nje fakt tjeter e mjaft i rendesishem qe duhet vleresuar seriozisht e madje meriton edhe falenderime. Emigrantet shqiptare qe vijnë me pushime ne Shqiperi marrin me vete nje mik, nje shok italian, dikush dhe pronarin ku punon se bashku me familjen apo miqte e tij. I takon jo rrallëhere ne lokale neper Shqiperi se bashku te qeshur,te lumtur qe drekojne apo darkojne ne lokale mjaft te bukura e pse jo edhe lluksoze,e tek bisedojne me ze te larte e te shpenguar. Pse nuk eshte bukur? Mendoj se duhet te krenohemi qe per 20 vite kemi arritur te kapim nivele europiane me nje rritem te pa imagjinueshem, qe shpesh here miq te mi italiane duke bere shaka me thone: “Ky ritëm quhet ritëm shqiptar, ndryshon nga çdo ritëm tjeter ne Europe, eshte me i shpejti dhe me i pakrahasueshmi”.
...