Në botën mitike të Eneida Topit
Prej 13 vitesh jeton në Itali. E laureuar në “La Sapienza” ajo u jep këshilla prindërve e të rinjve italianë mbi komunikimin. Në ndihmë i vijnë edhe mitet antike
“Në një kohë të lashtë, kur në univers mbretëronte kaosi, një perëndeshë u rizgjua nga një gjumë i thellë. Sapo u ngrit nga shtrati inkandeshent që varej në errësirën kozmike, u gjend e vetme e rrethuar nga “asgjëja e madhe”. Nuk dinte ku të mbështeste këmbët dhe çka i fuste më shumë frikën ishte fakti që nuk e dinte se kush ishte dhe nga vinte...”
Ato nuk janë thjesht rrëfime me Zeusin e gjithëpushtetshëm, i vënë kundër të gjithëve, Herën xheloze zemërake, apo Afërditën e bukur. Ato janë vetë qenia, e pavetëdijshmja njerëzore, e cila merr forma nga më të çuditshmet. Përpjekja për të dalë nga kaosi për të vendosur rregullin. Jo më kot shkrimtarja Eneida Topi e kishte ruajtur prezantimin e krijesës së saj më të re në takimin e përvitshëm të verës romane, quajtur “Lexime përgjatë lumit e mes pemëve” (“Letture lungo il fiume e tra gli alberi”). Rrëfimet mitike nuk kanë se si të mos i shkojnë kësaj panorame, ku natyra zbulon gjithë mrekullitë e saj. Madje nuk mund të mungojnë edhe tingujt e lirës antike e pianos. Pak ditë më parë në oborrin e Castel S. Angelo-s në Romë, në praninë e emrave të njohur të fushës së letrave në Itali, por edhe adhuruesve të një vere të mirë, u prezantua libri i fundit i shkrimtares 36-vjeçare, Eneida Topi. Quhet “L’amore di Narciso e altri racconti” (“Dashuria e Narcizit dhe të tjera tregime”) dhe është botuar nga shtëpia botuese “Il Sirente”. Prezantimin e tij e bëri vetë autorja, Eneida Topi, dhe gazetarja Maria Antonietta Fontana.
Flokëgjatë, me sy bojëqielli të thellë, përkundër pamjes së saj brishtë, ajo e di mirë se çfarë kërkon nga jeta. Nuk ka qenë e thjeshtë, megjithatë vajza shqiptare, e cila prej 13 vjetësh jeton në Itali, ia ka dalë. Qysh hershëm qenia e saj ka qenë e tërhequr kah arteve dhe disa syresh ajo i vë në shërbim të dëshirës së saj për t’u shprehur. Eneida Topi është poeteshë, shkrimtare, piktore shqiptare, që prej vitit 1997 jeton në Romë. E nisur për studime, ajo ka ngritur jetën e saj tashmë atje. është laureuar në “La Sapienza” të Romës për filozofi dhe sot konsiderohet eksperte në letërsinë për fëmijë. Punon në fushën e kërkimit mbi artin, filozofinë dhe psikologjinë. Shkruan tregime, ese dhe poezi. Ka nisur të shkruajë qysh para se të largohej drejt Italisë, për të vijuar rrugën e botimeve, vetëm një vit pas vendosjes në Romë, me librin “Na ishte një herë poezia” (1998), për të vijuar me “Përtej fillimit” (2006) dhe “Hierophantes”(2006).
E tanimë ajo vjen për lexuesin me një tjetër libër, të titulluar “L’amore di Narciso e altri racconti”. Ai është një vëzhgim i veçantë mbi mitet, përmes eksplorimit të arketipit: pjesa intime, e pavetëdijshme, përjetësisht me alegori psikike. është një libër kushtuar prindërve dhe bijve si mjet edukues. Miti të edukon të mendosh, të imagjinosh, të njohësh shpirtin dhe dhimbjen. Të mëson të vërtetën, të flet për ndjenjën, diskuton mbi luftën, të shpjegon fenë, sensualitetin, të mëson me rrezikun, dallimet dhe tolerancën. Mat peshën e fatit, lufton hipokrizinë, të edukon për jetën. Miti nuk të thotë ç’është e drejtë apo e gabuar, ç’është e mira apo e keqja, por të ofron mjetet për të përballur personalisht të tilla problematika.