E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua e bukur i bën keq shëndetit të meshkujve



Shumë e kishin provuar në lëkurën e tyre, por tani ka ardhur edhe prova shkencore: gratë e bukura mund t’i bëjnë keq shëndetit të meshkujve. Duke takuar një syresh, prodhohet stres dhe rritet niveli i kortisolit, një hormon i nevojshëm për trupin tonë, por që kur prodhohet në sasi të mëdha dhe për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë probleme në funksionimin e zemrës.
Një skuadër kërkuesishtë universitetit të Valencias ka marrë nën shqyrtim 84 burra. I ka mbyllur veç e veç për të zgjidhur një skemë gudoku. Më tej, pa dijeninë e tyre, fusnin në dhomë edhe dy subjekte të tjera: një vajzë dhe një djalë. Studjuesit zbuluan se kur vajza i linte vetëm të dy djemtë, nuk ndodhte asnjë lloj anomalie në nivelin e kortisolit të djalit nën eksperiment. Por kur “kavia” lihej jo më shumë se 5 minuta i vetëm me vajzën, niveli i kortisolit, që prodhohej në trupin e tij rritej. “Ky studim tregon se niveli i kortisolit mashkullor rritet pas një kontakti të shkurtër me një femër të re dhe tërheqëse”, thonë shkencëtarët. Cilat janë arsyet? Për shkencëtarët e Valencias “prania e një femre tërheqëse sjell perceptimin e një mundësie për flirt dhe trupi reagon dhe përgatitet”.
Sigurisht që nuk duhet ekzagjeruar me punën e rrezikut, se në të kundërt gjithë meshkujt duhet të vuanin nga sëmundjet kardiake. Kortisoli është një hormon i dobishëm që ndihmon në çlirimin e glukozës, që jep energji, por ka efekte negative nëse mbahet për një kohë të gjatë në nivele të larta. Pa dyshim që studimi spanjoll nuk donte të tregonte se sa e rrezikshme është të rrish vetëm me një femër të bukur, si Angelina Jolie, për shembull, por për të dhënë një ide më të qartë mbi hormonet që ndikojnë në sjelljen tonë, mendimet dhe emocionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›