Sjelljet e pahijshme të Nicki Minaj

Këngëtarja, Nicki Minaj do të mund të mos jetë më pjesë e garës për talentë, ‘American Idol’ e kjo për shkak të sjelljeve të saja të pahijshme.
Reperja kontraverse ka shkaktuar drama të shumta gjatë këtij sezoni sa ishte pjesë e panelit si anëtare jurie. Mbahet mend zënka e saj që pati në fillim me kolegen në panel, këngëtaren Mariah Carey.
Minaj e kishte ofenduar me fjalët më banale Carey-n duke mos nguruar as edhe ta kërncënoj.
“Shanset që ajo të kthehet në sezonin e ardhshëm janë shumë të pakta. Ajo është një “kokëdhembje” e madhe me sjelljet e saja të pahijshme i kanë lënë publikut një shije të hidhur”, ka pohuar një burim./Indeksonline/