E Shtunë, 31 Tetor 2026

S`ka burrë që e tradhëton gruan time" në Metropol

"S`ka burrë që e tradhëton gruan time", me këtë titull ngacmues regjizori Milto Kutali sjell komedinë e radhës në teatrin Metropol. Për rreth një orë e 30 minuta autorët premtojnë se do ta mbajnë publikun të mbërthyer pas tyre, me batutat komike dhe interpretimin me profesionalizëm të personazheve.

Regjisori Milto Kutali shpreh se mesazhi i veprës është që njerëzit ta shijojnë jetën ashtu siç ajo vjen.
 

Kjo vepër, subjekti i së cilës ngrihet mbi tradhtinë bashkëshortore, interpretojnë aktorët Guri Koço, Armela Demaj dhe Florian Agalliu. Një grua, bashkëshorti i saj dhe dashnori sillen dhe dialogojnë si në një rreth të mbyllur, ku ndëshkimi herë kalon te njëri e herë tek tjetri personazh.

Komedia “S`ka burrë që tradhëton gruan time", vjen për të gjithë të interesuarit në data 22, 23 dhe 24 në orën 19 , salla Shekspir, në teatrin Metropol.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›