Irani, ftesë për vizitë Agjencisë Bërthamore të OKB-së

Irani deklaroi se ka ftuar agjencinë për mbikqyrjen e programeve bëthamore te OKB-së për të vizituar vendin si dhe shprehu gadishmërinë për të diskutuar lidhur me shqetësimet për ambiciet bërthamore të Teheranit.
Ali Asgar Soltanieh, ambasador i Iranit në Agjencinë ndërkombëtare për Energji Bërthamore të OKB-së, tha se Irani i ka nisur një letër shefit të IAEA-së, Jukia Amano më 9 dhjetor.
Më herët, gjatë këtij viti Amano ka bërë të qartë se cdo vizitë e re në Teheran duhet të adresojë shqetësimet në rritje rreth qëllimeve potenciale ushtarake të programit bërthamor, për të cilin Irani këmbëngul se është paqësor.
Soltanieh tha se Irani “do të diskutojë çdo çështje dhe do të punojë drejt largimit të dyshimeve ”.