E Diel, 1 Nëntor 2026

S'ka ekomoni të mirë pa pasur tregje të hapura


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë një konference për Sistemin Bankar, deklaroi se nuk mund të ketë një ekonomi të zhvilluar mirë pa patur tregje të hapura dhe të mirë rregulluara dhe banka që operojnë në kuadrin e tij. Fullani theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të tregut ndërbankar si një sfidë të madhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke kontribuar kështu në mirëqënien e vendit. Tregu është në të mirë të sistemit bankar e të ekonomisë në përgjithësi. Fullani shtoi se BSH ka marë hapat e duhura dhe i është dashur të hartojë një strategji për thellimin e tregut ,dhe instrumentave përkates, komunikimin me operatorët e tregut dhe publikut në teresi, dhe mbështetjen me teknologjinë bashkëkohore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›