E Diel, 1 Nëntor 2026

Ska karburant për helikopterin turk të zjarreve. Qindarkat e fundit të Fondit rezervë, tek Vila e Bujar Nishanit

Helikopteri i ardhur nga Turqia për fikjen e zjarreve thuajse nuk punon, për shkak se mungojnë fondet për furnizimin me karburant. Qeveria shqiptare, e cila kërkon ndihmë për mjete ajrore për fikjen e zjarreve, ka dështuar dhe në furnizimin me karburant të një helikopteri që ka ardhur nga Turqia.

Shkaku kryesor është se qeveria nuk ka planifikuar në buxhet fonde për fatkeqësitë nga zjarri. I gjithë fondi i parashikuar është 50 milionë lekë, i cili nuk mjafton as për të paguar rojet e pyllit.

Shqipëria ka gjithësej vetëm 6 zjarrfikëse të vlefshme për zona malore, të blera në vitin 2004, që tanimë janë prishur dhe janë jashtë përdorimit.

I vetmi shans për të rritur fondet ishte përdorimi i fondit rezervë të kryeministrit, i cili po ashtu është harxhuar. Në fillim të vitit, qeveria harxhoi 2 miliard lekë nga fondi rezervë i kryeministrit për nevoja të KESH-it, ndërsa 500 milionët e fundit që kishin mbetur, u shpenzuan pasi u dhanë për rikonstruksionin e vilës së Bujar Nishanit tek Pallati i Brigadave .

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›