E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumë droge, në Durrës sekustreohen 725 kg marijuanë, në Gjirokastër 93 kg

Trafiku i drogës vazhdon që të jetë prezent në sasira të mëdha në Shqipëri. Këtë e tregon fakti se përditë sekuestrohen qindra kilogramë drogë, kryesisht marijuanë.

Kështu, policia portuale e Durrësit ka sekuestruar 725 kg marijuanë mëngjesin e sotëm,  e cila kishte si destinacion Italinë ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e transportuesit të drogës.

Sipas informacioneve droga është gjetur në një kamion frigoriferik, i cili drejtohej nga shtetasi Adrian Cingi, i cili është arrestuar nga policia.

Policia portuale ka nisur kontrollin e kamionit pas një sinjalizimi se në të ndodhej një sasi e konsiderueshme droge. Pas kontrollit policia ka arritur të gjejë sasinë e lëndës narkotike të vendosur në 36 çanta me 20 kg secila.

Ky është operacioni i dytë i policisë së Durrësit brenda pak ditësh ku janë të sekuesturar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Pak ditë më parë, 3 femra janë arrestuar nga kjo policia duke fshehur në automjetin e tyre 8 kg drogë e llojit heroinë me destinacion Barin e Italisë.

Në Gjirokastër ndërkohë, policia ka sekuestruar 93 kilogramë mariuanë, ndërsa ka arrestuar një prej transportuesëve të lëndës narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë.

“Policia e Gjirokastrës rreth orës 02.30 të mëngjesit ka marrë një informacion se në pyllin me pisha poshtë fshatit Nepravishtë 4 persona po transportonin 3 çanta shpine të mëdha, që dyshohet se ishin me lëndë narkotike për në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek.

 Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve u janë afruar në një distancë rreth 50 metra dhe u kanë bërë thirrje të ndalojnë shtetasëve që po transportonin çantat, por shtetasit që transportonin lëndën narkotike kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe terreni mjaft i pyllëzuar dhe i vështirë.

Policia është vënë në ndjekje të tyre ku kanë mundur të kapin dhe arrestojnë në flagrancë njërin prej tyre dhe konkretisht shtetasin Hajri Buci, 28 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës“, thuhet në një deklaratë të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›