E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytet varka në Spille, mbytet 20-vjeçari, shpëtojnë 4 shokët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, teksa një varkë është mbytur në plazhin e Spillesë. Për pasojë, sipas burimeve të policisë, një 20-vjeçar me inicialet L.K është mbytur, ndërsa për fat, katër shokët e tij që gjendeshin në varkë, kanë mundur që të shpëtojnë.

Tre të rinjtë kanë mundur që të dalin me not në breg, ndërkohë që shoku i tyre nuk ka mundur dot, duke u zhdukur në ujë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›