E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen dy makina dhe kati i parë i një pallati në Sarandë

Rreth orës 04.00, persona të paidentifikuar, i kanë vendosur zjarr automjetit tip “Opel” me targë YNM 5947. Nga flakët, ka marrë zjarr edhe automjeti tip “Renault Laguna”, me targa franceze 740YC42, që ndodhej i parkuar pranë mjetit të parë. Dy makinat janë shkatërruar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, në vendin e quajtur “Depo e ujit”. Sipas Riviera Tv, një stacion lokal në Sarandë, nga flakët ka marrë zjarr dhe një pjesë e katit të parë të pallatit, pranë të  cilit ndodheshin të parkuar dy automjetet. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›