E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hargreaves nuk dorëzohet

Mesfushori i Manchester United, Owen Hargreaves ende beson se mund të ftohet në Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin botëror. Hargreaves pritet të kthehet nga lëndimi këtë vikend, pas 18 muajve të kaluar jashtë fushës për shkak të lëndimeve në të dy gjunjët.

29 vjeçari ende beson se ka të ardhme në Kombëtaren e Anglisë.

“Kampionati botëror është motivim. Absolutisht. Por, duhet të shënoj avancim të shpejtë, ndërsa Kampionati botëror mbetet opsion i mundshëm”, tha ai për Daily Telegraph.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›