E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm Juventus

Gianluigi Buffon nuk do të largohet nga Juventus për në Bayern Munich, ka insistuar menaxheri i tij Silvano Martina.

Në javët e fundit qarkulluan spekulime se gjiganti italian kërkon mesfushorin e Bayernit, Franck Ribery dhe është i gatshëm të ofrojë Buffonin për yllin francez. Mirëpo, Martina ka insistuar se klienti i tij do të mbetet në Torino.

“Nuk e kuptoj pse mediet vazhdojnë të flasin rreth të ardhmes së Buffonit. Ai ka edhe tri vjet në kontratën e tij dhe është i lumtur në Juventus. Nuk e di prej nga vijnë këto spekulime”, tha Martina për Tuttomercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›