Okaka huazohet te Fulham
Fulham ka kompletuar angazhimin e sulmuesit të Romës, Stefano Okaka, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
"Sulmuesi i Romës dhe përfaqësueses italiane deri në 21 vjet, Stefano Okaka, i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi deri në fund të sezonit", thuhet në deklaratën e Fulhamit.
Lojtari mbrëmë u angazhua për romakët dhe shënoi gol që edhe i dha tre pikë ekipit të drejtuar nga Claudio Ranieri.