S`ka më dilema, vajza e Kim dhe Kanye do të quhet North
Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë quajtur vajzën e tyre North West.

Burime të afërta me çiftin konfirmuan vendimin e çifti, i cili vjen pesë ditë pas Kim solli në jetë fëmijën e saj të parë në një spital në Los Anxhelos.

Shpallja e emrit të vajzës ka bërë që t`u jepen fund edhe spekulimeve për emrin e fëmijës sipas të cilave një prej emrave ishte edhe Kaidence Donda, për nder të nënës së ndierë të Kanye.
Dhe një burim i tha UsWeekly se çifti do ta quajnë thjesht Nori.

TMZ ka publikuar edhe certifikatën e lindjes së vajzës e cila mban emrin North West, certifikatë e nënshkruar nga 32-vjeçarja Kim, dhe 36-vjeçari Kanye, në spitalin Cedars-Sinai.
Revista People ka konfirmuar lajmin nga një burim i afërt me familjen Kardashian.
Emri North (Veriu) ishte sygjeruar edhe më parë si një emër për fëmijën, edhe pse shumë fansa të Kardashian e kishin quajtur atë si shaka.