Tiranë, grabitet një lokal lojrash fati
Grabitet një lokal lojrash fati pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku 2 persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur në shumë parash.
Menjëherë grabitësit janë larguar nga vendngjarja me motor ndërsa policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.