E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'ka presion mbi Ferguson dhe Venger"

Trajneri i Celsit, Luis Felipe Skolari ka pohuar se ende eshte heret qe Aleks Ferguson dhe Arsen Venger te vihen nen presion, pasi skuadra e tij ka arritur te shenoje fitore ne dy ndeshjet e para te Premier Liges. Ne fakt, Arsenali pesoi humbje te shtunen si mysafir ndaj Fulhamit, kurse Mancester Junajtedi luan sonte si mysafir i Porsmuthit, pas barazimit ne javen e pare me Njukasellin. "Kemi te bejme vetem me dy ndeshje. Nese kjo do te ishte java e fundit, atehere sigurisht se do te mund te kishte presion, por ne kete moment eshte heret qe skuadrat rivale te kene presion. Per mendimin tim ne kete periudhe te kampionatit skuadrat edhe mund te humbin ndonje pike ", ka theksuar Skolari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›