"Serbet mbeshtesin decentralizimin"
Ministri i Pushteti Lokal, Sadri Ferati, ne nje interviste per Radio Evropa e Lire ka deklaruar se sipas nje sondazhi te bere, 70 per qind e serbeve jane pro decentralizimit qe po ndodh ne Kosove dhe deshirojne qe ajo te vazhdoje me tej. "Faktikisht, decentralizimi ka filluar ne Kosove me aprovimin e te gjitha dokumenteve, fillimisht nga Parlamenti i Kosoves, pastaj aprovimi i vete ligjeve qe definojne fushen e kompetencave dhe decentralizimin territorial", deklaroi zyrtari i lart kosovar. Sipas tij, dihet se decentralizimi, pervec fuqizimit te pushtetit lokal ne teresi ne gjithe Kosoven, nje motiv te fuqishem perbrenda ka pasur edhe adresimin e disa shqetesimeve te komunitetit serb. "Numri i serbeve qe e pranojne dhe deshirojne qe te bashkepunojne per kete ceshtje eshte cdo dite e me i madh. Nuk eshte ai numer qe ne do ta deshironim, por shihet se ai nuk kritikohet", u shpreh Ferati, duke theksuar se, decentralizimi shihet edhe nga ana e serbeve si nje mundesi e mire. "Nga disa sondazhe qe i kemi, 70 per qind e serbeve jane deklaruar se e pelqejne decentralizimin dhe deshirojne qe te ndodhe. Por, akoma nje numer i madh i serbeve udhehiqet me opsionet e vjetra dhe joreale, dhe Republika e Kosoves eshte ajo qe u pengon", shpjegoi ministri kosovar. Sipas tij, ne kete proces nuk do te zgjidhen se nga vijne ata, nga cila parti, nuk do te zgjidhen se te ciles moshe jane, se cilit besim partiak jane, duke nenvizuar se, do te bashkepunojne me te gjithe njerezit e vullnetit te mire, te cilet besojne ne idene e tyre dhe ne kete projekt. "Pas formimit te administrates, detyra e ardhshme shume e rendesishme do te jete zhvillimi ekonomik. Zhvillim ekonomik dhe perspektive te mirefillte ne nje qytet te ndare nuk ka".