E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza gjeorgjiane dhe mosmarreveshjet evropiane

Nga Dritan HAXHIRAJ

Efektet zinxhir te pavaresise se Kosoves, qe ishin deklaruar disa muaj me pare nga lidershipi rus, nuk ishin ndonje cudi per boten e qyteteruar, nuk diheshin pergatitjet, nuk mendohej numri i viktimave, por nje gje ishte e sigurt, qe Rusia do te hakmerrej me te njejten monedhe karshi kampit antagonist pra ate te NATO-s.

Vera qe po leme prapa le shume pikepyetje per diplomacite perendimore, mbas pushtimit prej gati 15 ditesh nga ana e ushtrise ruse ne territorin gjeorgjian, kush e ka radhen per te demonstruar muskujt e mbi te gjitha per te riformuar idene e per te ritreguar qe Rusia ekziston dhe nuk lejon qe ne pragun e shtepise se saj SH.B.A dhe B.E t'i japin leksione mbi "demokracine".

Rusia prej vitit 1989 mbas falimentimit te doktrines komuniste si ne ideologji dhe ne praktike ne periudhen e '900-se kerkoi te kapercente hendekun qe i la mbrapa komunizmi dhe klasa politike drejtuese, duke ndjekur me Gorbacovin (periudha e transformimit "Glasnost" e "Perestrojka") e duke vazhduar me Jelsin (periudha e veshtire e tranzicionit) jo vetem ekonomik por dhe ulja e aftesive ne zonat e influences ne kampin ish- komunist, Pakti i Varshaves) ben c'eshte e mundur qe masa e madhe ruse te vuante sa me pak efektet tashme te njohura nga te gjithe te tranzicionit ekonomiko-politik nga nje sistem teresisht i kontrolluar nga shteti ne nje sistem te hapur sic eshte ai demokratik i tregut te lire.

Mbyllja e 15 viteve tranzicion do te sillnin ne arenen politike nje linje te re mendimi ku midis nostalgjive te se kaluares dhe ridimensionimit ne politiken e jashtme ku si arme e perkryer perdoren burimet e pafund, do t'i shtohej nje elite 35-45 vjecaresh, ku midis grupeve te presionit sot mesa duket ne konfliktin gjeorgjian ajo qe do te triumfonte eshte ajo ushtarake duke imituar periudhen e Brezhnjevit ku ky grup presioni gjendej me i konsoliduar dhe ndihej me i perkedhelur ( konflikti midis U.R.S.S dhe Afganistanit ne vitin 1979).

Ky mendimi i ri do te gjente ne kete periudhe kohe vetem nje lider te padiskutueshem ashtu si populli rus pelqen dhe ku imperializmi misherohet, vetem me ne nje emer, ate te Vladimir Putin. Shume nga kancelarite perendimore shpresonin qe rizgjedhja e presidentit te ri rus Medvedev do te ndryshonte tonet e ashpra te paraardhesit te tij dhe mbi te gjitha ne Evrope do te gjenin klientin e sigurt, te perhershem dhe te garantuar te rezervave energjetike po me menyra te tjera pra me nje ton tjeter te te berit biznes.

Evropa ka nenshkruar kontrata ekonomike me regjime me te egra diktatoriale por asgje e ngjashme e ketyre viteve ka impresionuar kaq shume evropianet.

Kriza gjeorgjiane vertetoi se Rusia me nje sistemi gjysme-autoritar, (sepse e tille eshte sot Rusia) duke ndjekur ne politiken e jashtme burimet natyrore te pafundme te kapitalizmit Shteteror, duke futur ketu burimet ushtarake si mjet shantazhi per te rikonfirmuar politiken e vet) ku mesa duket nga mosmarreveshjet e politikes se brendshme kerkohet pergjigja tek politika e jashtme, eshte sot me shume se dje, me e izoluar.

Izolim apo dialog?

Mundet sot te izolohet Rusia ne planin nderkombetar?

Eshte i pamundur izolimi i saj, Evropa ka nevoje per gazin rus.

SH.B.A ka nevoje te izoloje sa me shume Iranin dhe per kete i duhet vota ne Keshillin e Sigurise (O.K.B) e Rusise. Dhe mbi te gjitha i duhet kooperimi rus ne arenen nderkombetare.

Atehere dialogu, por dialogu me cilin aktor nderkombetar? Evropianet sot dhe per kete krize ne prag te deres duket se e mendojne per llogari te tyre, jo si nje entitet politik i vetem me 27 vende te BE. Ne Samitin e Bukureshtit te 2 prillit ku shqiptaret morem ftesen per te hyre ne NATO po ne ate hark kohor Gjeorgjia dhe Ukraina kerkuan qe te merrnin po ate ftese te shumepritur, Franca e Gjermania e hodhen poshte ne menyre kategorike pranimin e tyre. Motivi? Mos te merzisnin miqte ruse, duke ditur qe njera varet 35% nga gazi rus de tjetra, 25%.

Dje, e dime qe keto dy vende mendonin keshtu, sot, diskutohet qe te perdoret vetoja ndaj Gjeorgjise me nje sy drejt Ukraines (konsultim midis vendeve themeluese te BE duke futur dhe Italine, per nje analizim te episodeve te spastrimit etnik nga pala gjeorgjiane ndaj oseteve pra popullsise ruse, duke ditur qe per pranimin ne NATO duhet vota unanime e te gjithe anetareve). Pra sot pushtuan Gjeorgjine neser ka gjasa, eshte radha e Ukraines ose e Polonise. Historia mesa duket riperseritet por me aktore te tjere ne fushe.

Politika e appeasement (politika e paqes, keshtu quhet kjo periudhe ku ne kete konference te kater vendet evropiane Angli, France, Gjermani e Itali japin shembullin e pare te "sakrifikimit" te te parit shtet te vogel per hir te paqes ne Evrope) me aktorin kryesor kryeministrin anglez Nevill Chamberlain ne te famshmen konference te Monakos ne 1938 ku i hapte rrugen Hitlerit per te pushtuar Cekosllovakine duket se ka te njejtat perafersi sot, por me aktore te tjere.

Polonia sapo ka nenshkruar me SH.B.A vendosjen ne territorin e vet te sistemit anti-raketa dhe kercenohet ne menyre direkte nga Moska, duke menduar nje sulm te mundshem nuklear ndaj saj. Dhe pse Polonia si anetare e NATO-s por ne te njejten kohe dhe anetare e BE se bashku me ukrainasit dhe vendet balltike, Lituani, Letoni, Estoni, ishin prezente ne Tiblisi per te dhene kuraje mikut Shakashvili, si nje mesazh force jo sigurisht per te snobuar vendet themeltare te BE (Gjermani, France, Itali) por per tu kujtuar qe siguria nen ombrellen e SH.B.A eshte me e embel se projekti i zgjerimit ne BE.

Pra mundet Evropa me 27 vende anetare te kete nje te ardhme politike?

Per t'u rikthyer te politika e appeasemant dhe te problematikat e saj, askush sot ne bote nuk mund te mohoje se midis vlerave te lirise territoriale dhe mbrojtesve te saj ku pishtare te padiskutueshem jane SH.B.A-te, fundi i mandatit te presidentit Bush do ta gjeje boten me te sigurt dhe padyshim rizgjedhja e presidentit te ri amerikan do t'u jape pergjigje dhe shprese preteksteve per nje imperializem te ri.

Askush nga evropianet s'duhet te harroje se Rusia e sotme nuk eshte, ne dimensionin e forces, ajo e Rusise se madhe. Por per Rusine asgje e asaj qe duket ne siperfaqe eshte krejtesisht ashtu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›